Presidentja Vjosa Osmani, mbrëmjen e së premtes ishte pjesë e iftarit në Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë, me ftesë të humanistit, Halil Kastrati.
“Mbrëmë patëm nderin të jem pjesë e një iftari të veçantë në Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë, me ftesë të humanistit Halil Kastrati. Ky iftar ishte një mundësi për të shprehur respekt dhe mirënjohje për ata që kanë dhënë kaq shumë për shoqërinë tonë”, shkroi Osmani në një postim në Facebook.
“Falënderim i veçantë për organizatën “Jetimat e Ballkanit”, për punën e tyre të jashtëzakonshme për t’ju dhënë shpresë dhe për t’i bërë me strehë shumë nevojtarë”, u shpreh tutje e para e vendit.
“Solidariteti është vlerë, e sidomos kur tregohet ndaj atyre që kanë më së shumti nevojë”, përfundoi Osmani.