Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se është koha që të largohen masat ndaj Kosovës që janë vendosur nga Bashkimi Evropian që nga viti 2023.
Këtë Osmani e tha në konferencën e përbashkët me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.
E para e vendit gjithashtu tha se është koha që pesë vendet mosnjohëse të BE-së, ta njohin pavarësinë e Kosovës.