Osmani dekretoi 20 gjyqtarë me mandat fillestar, 12 prej tyre janë gra

Osmani dekretoi 20 gjyqtarë me mandat fillestar, 12 prej tyre janë gra

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dekretoi sot 20 gjyqtarë me mandat fillestar, në bazë të propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovë, njoftojnë nga presidenca.

Bëhet e ditur se nga gjyqtarët e dekretuar, 12 janë gra dhe 8 burra.

Gjatë ceremonisë së betimit para Presidentes Osmani, gjyqtarët e rinj u zotuan se do t’i qëndrojnë besnikë Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës, do të respektojnë etikën profesionale dhe do ta kryejnë detyrën e tyre me integritet, profesionalizëm dhe paanshmëri, thuhet tutje në njoftim.

E Osmani theksoi se ndërtimi i një shteti të suksesshëm dhe demokratik është i mundur vetëm përmes një sistemi të drejtësisë të pavarur dhe funksional, dhe vuri në dukje se integriteti dhe profesionalizmi i gjyqtarëve janë shtyllat kryesore për garantimin e barazisë para ligjit dhe për forcimin e besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë.

Related Articles