Osmani dekreton 24 prokurorë të rinj

Osmani dekreton 24 prokurorë të rinj

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Prokurorial, ka dekretuar 24 prokurorë të rinj, ku pothuajse gjysma prej tyre gra.

Në ceremoninë e betimit para presidentes, bëhet e ditur se prokurorët e rinj janë betuar se do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës së Kosovës, ligjeve dhe do të respektojnë rregullat e etikës profesionale.

“Presidentja Osmani ndër të tjera ka theksuar rëndësinë e integritetit, pavarësisë, paanshmërisë dhe profesionalizmit të prokurorëve, si elemente thelbësore për një sistem që garanton drejtësi për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Më tej, e para e shtetit u ka bërë thirrje prokurorëve të rinj që të mos kenë kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit.

Related Articles