Kandidati për president në Maqedoni të Veriut, Bujar Osmani, sot ka mbajtur një konferencë për media, ku ka folur për çështjet e ikjes së të rinjve dhe shkaqet e këtij fenomeni shqetësues.
Osmani tha se ndryshimet kushtetuese duhet të bëhen, që MV të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian deri në 2030.
Ai theksoi rëndësinë e shfrytëzimit të momentumit mbi mundësinë që Maqedonia e Veriut të ecë tutje drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.
Po ashtu, Osmani tha se dera e hekurt e Unionit është e hapur dhe se është e nevojshme që vendi t’i miratojë sa më shpejt ndryshimet kushtetuese.