Teutë Rrusta, anëtare e Partisë Socialdemokrate (PSD), ka kritikuar Presidenten Vjosa Osmani për politikën që ajo po udhëheq, duke e cilësuar atë si një “presidencë megalomane” që është e shkëputur nga realiteti i shumicës së qytetarëve të Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.
Tutje ajo ka deklaruar se Osmani po përfaqëson një politikë që mbështet ata që tashmë kanë privilegje dhe se modelin e saj si grua politike nuk ka ndikim te gratë nga shtresat e tjera shoqërore.
“Presidentja Osmani përfaqëson atë politikë që ka për dysheme tepihun e kuq të thurur prej standardeve që privilegjojnë ata që tashmë kanë. Riprodhuese hesapi. Modeli i saj si politikane mbetet jorelevant në impaktin që ka tek gratë në shtresat e tjera shoqërore. Presidente megalomane. Pa prekje me realitetin që e jetojnë shumica e njerëzve këtu. Presidente që ushtron pushtet veç për interesat e llojit të saj”, ka skruar ajo. /Gazeta Enigma/.