Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeminsitri Albin Kurti, kanë uruar Keir Starmer për korrje të fitores në zgjedhjet e djeshme në Britani të Madhe, duke u zgjedhur kryeminstër i ri i ishullit, shkruan Gazeta Enigma.
Osmani tha se Mbretëria e Bashkuar është e veçantë për kosovarët, dhe se do të punohet ngushtë për të forcuar aleancën mes dy vendeve.
“Urime të përzemërta, Keir Starmer, në fitoren tuaj historike në zgjedhje! Mbretëria e Bashkuar ka një vend të veçantë në zemrat e të gjithë kosovarëve dhe jam i bindur se së bashku, ne do të punojmë ngushtë për të forcuar aleancën tonë të gjatë. Ju uroj suksese kur merrni këtë rol të rëndësishëm!”, ka shkruar e para e vendit në X.
Kurti tha se ia dëshiron gjithë të mirat homologut të tij të ri britanik.
“Urime për Keir Starmer dhe Partisë Laburiste për fitoren dërrmuese historike mbrëmjen e djeshme. Ju dëshiroj gjithë të mirat në udhëheqjen e vendit dhe mezi pres të bashkëpunojmë”, shkroi Kurti. /Gazeta Enigma