Osmani diskuton për konstituimin e institucioneve edhe me ambasadorin britanik

Osmani diskuton për konstituimin e institucioneve edhe me ambasadorin britanik

Pas Ambasadorit të Gjermanisë, Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim edhe Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.

Sikurse me Rohden, edhe me Hargreaves temë diskutimi ka qenë konstituimi i institucioneve. Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani ka përsëritur qëndrimin se veprimet e saj do të jenë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet, duke siguruar stabilitet institucional dhe respektimin e vullnetit qytetar.

Ata kanë folur edhe për fushën e sigurisë, mbrojtjes dhe bashkëpunimin ekonimik.

“Gjatë takimit, Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës. Ajo ritheksoi përkushtimin për avancimin e partneritetit strategjik mes dy shteteve, me synim forcimin e marrëdhënieve dhe përmbushjen e aspiratave të përbashkëta, veçanërisht në fushën e sigurisë, mbrojtjes dhe bashkëpunimit ekonomik. Në kuadër të diskutimeve, u diskutua edhe procesi i konstituimit të institucioneve si rezultat i zgjedhjeve të 9 shkurtit. Me këtë rast, Presidentja Osmani riafirmoi se veprimet e saj do të jenë gjithmonë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet, duke siguruar stabilitet institucional dhe respektimin e vullnetit qytetar”, thuhet në njoftim.

Related Articles