Presidentja Vjosa Osmani e ka cilësuar xhudisten kosovare, Distria Krasniqin, si stoike e luftarake, pasi kjo e fundit u stolis me medaljen e argjendtë në “Paris 2024”.
Osmani tha se shkëlqimi i Distrisë “e lartësoi flamurin e Kosovës në majat më të larta”.
“Kosova është pafundësisht krenare. E argjendta e saj, vërtetë, është me shije ari, sepse Distria do të mbetet përherë kampione që frymëzon një shtet të tërë”, shkroi Osmani.
“Faleminderit Distria, faleminderit Toni!”, shtoi Presidentja. /Gazeta Enigma