Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se gjatë takimit me homologun e saj kroat Zoran Milanoviq, kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit.
Osmani, mes tjerash tregoi se e ka falënderuar Milanoviqin për mbështetjen që Kroacia i ka dhënë Kosovës.
“E falënderova presidentin Milanoviq për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë për Kosovën dhe për përpjekjet tona drejt integrimit euroatlantik”, shkroi Milanoviq.
“Një mundësi e mirë për të diskutuar zhvillimet në rajon dhe hapat për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona”.