Presidentja e vendit, Vjosa Osmani së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kanë takuar kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Bob Bauer.
Kjo në kuadër të Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax.
Ministri Maqedonci ka njoftuar se me Bauer diskutuan rreth situatës së sigurisë dhe përkushtimit të Kosovës në përmbushjen e detyrave për anëtarësim në NATO.
“Në kuadër të Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax , së bashku me Presidenten Osmani, takuam Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Bob Bauer me të cilin diskutuam rreth situatës së sigurisë dhe përkushtimit të Republikës së Kosovës në përmbushje të detyrave tona për anëtarësim në NATO. Rikonfirmuam orientimin e angazhimin tonë të vazhdueshëm drejtë anëtarësimit tonë të merituar në NATO, e cila përveçse është kërkesë e jona, është edhe e domosdoshme për të garantuar paqen dhe sigurinë në rajon dhe më gjerë”, ka shkruar ministri, njofton Gazeta Enigma.