Osmani e njofton Piercen për zgjedhjet, i ankohet për ndërhyrjet e Serbisë

Osmani e njofton Piercen për zgjedhjet, i ankohet për ndërhyrjet e Serbisë

Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar të hënën një bisedë me Emisaren e Posaçme britanike për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce.

Në një postim në X, Osmani tha se me Pierce ka biseduar për zgjedhjet e fundit lokale në vend, të cilat e para e shtetit i cilësoi si një dëshmi tjetër të demokracisë të treguar nga institucionet e vendit dhe qytetarët.

Në ndërkohë, Osmani tha se në bisedë e ka ngritur edhe “shqetësimin e thellë” ndaj “ndërhyrjeve ilegale të Serbisë në zgjedhjet tona përmes veprimeve që godasin vetë zemrën e demokracisë”.

“Një sjellje e tillë destabilizuese duhet të përballet me një përgjigje të qartë dhe të bashkuar nga të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë”, thotë Osmani t’i ketë thënë Emisares britanike.

Ajo tha se me Piercen kanë diskutuar edhe hapat e ardhshëm në drejtim të formimit të qeverisë dhe “avancimit të agjendës sonë të përbashkët strategjike dypalëshe”.

Related Articles