Anëtari i AAK-së dhe ish-deputeti Haki Abazi, ka folur për presidenten Vjosa Osmani, duke thënë se është në përgatitje për dalje në garën politike për zgjedhje.
Abazi tutje tha se është legjitime që ajo të provojë ta rikthejë votën e sa.
“Nuk ka paralajmëruar, por është në përgatitje siç shihet për një dalje në garën politike për zgjedhje, sigurisht që është legjitime që ajo të provojë ta rikthejë votën e saj”, u shpreh tutje ai.