Osmani falenderuese ndaj Erdoganit dhe gruas së tij: Kosova po e fuqizon pozitën e saj në arenën ndërkombëtare

Osmani falenderuese ndaj Erdoganit dhe gruas së tij: Kosova po e fuqizon pozitën e saj në arenën ndërkombëtare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, Zonjën e Parë Emine Erdogan dhe të gjitha institucionet turke për mikpritjen dhe mbështetjen e Kosovës.

E para e vendit është shprehur se Kosova çdo ditë e më shumë po e fuqizon pozitën e saj në arenën ndërkombëtare siç tha, “falë punës së pandalshme dhe mbështetjes së miqve që gjithnjë na qëndruan pranë”.

“Një falënderim i veҫantë për Presidentin Erdogan, Zonjën e Parë Emine Erdogan dhe të gjitha institucionet turke për mikpritjen dhe mbështetjen e shtetit tonë përgjatë Forumit Diplomatik të Antalyas, e cila është një platformë e rëndësishme për t`i thelluar raportet tona me aleatët tanë dhe për të krijuar partneritete të reja”.

“Njohja nga Sudani dhe diskutimet konkrete me përfaqësues të vendeve që ende nuk e kanë njohur Kosovën, si dhe takime me shumë partnerë të tjerë, dëshmojnë përkushtimin tonë për ndërtimin e miqësive të reja dhe forcimin e aleancave ekzistuese. Kosova çdo ditë e më shumë po e fuqizon pozitën e saj në arenën ndërkombëtare falë punës së pandalshme dhe mbështetjes së miqve që gjithnjë na qëndruan pranë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Related Articles