Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier.
Bëhet e ditur se Osmani e Hovenier folën për zhvillimet e fundit në vend, teksa u diskutua edhe për mundësitë e bashkëpunimit në fushat e interesit të përbashkët.
“Duke u nisur nga vizita e fundit e Presidentes Osmani në SHBA, u theksuan mundësitë e bashkëpunimit në fusha të interesit të përbashkët, përfshirë çështjet e sigurisë, zhvillimin ekonomik, investimet amerikane dhe zhvillimin e mëtejshëm të ekosistemit digjital në Kosovë”, thuhet në njoftim.