Osmani flet me presidentin e Guineas për forcimin e pozitës ndërkombëtare

Osmani flet me presidentin e Guineas për forcimin e pozitës ndërkombëtare

Presidentja Vjosa Osmani ka takuar presidentin e Guinea Bissau, Umaro Sissoco Embalo.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se e ka falënderuar atë për përkrahjen e tij ndaj Kosovës.

“Gjithnjë kënaqësi takimi me mikun e Kosovës, Presidentin e Guinea Bissau, Umaro Sissoco Embalo”.

“Në takimin e sotëm në selinë e OKB, e falënderova Presidentin Embalo për përkrahjen e tij për Kosovës, forcimin e pozitës ndërkombëtare të vendit tonë si dhe për përkushtimin për ta rritur bashkëpunimin midis dy shteteve tona”, ka shkruar tutje Osmani.

Related Articles