Presidentja Vjosa Osmani është takuar me homologun e saj bullgar, Rumen Radev, ku biseduan për bashkëpunimin në politikën e jashtme, në fushën e mbrojtjes, arsimin, si dhe për mundësi të reja për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Osmani tha se Bullgaria ka qenë gjithmonë një mbështetëse e fuqishme e përpjekjeve të Kosovës për t’u anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare.
“Bullgaria ka qenë gjithmonë një mbështetëse e fuqishme e përpjekjeve të Kosovës për t’u anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare. Me presidentin Rumen Radev, diskutuam për bashkëpunimin në politikën e jashtme, në fushën e mbrojtjes, arsimit, si dhe për mundësi të reja për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe”, ka shkruar Osmani.