Forcimi i lidhjeve mes Kosovës dhe vendeve afrikane, temë gjatë takimit mes Osmanit dhe Kombos

Forcimi i lidhjeve mes Kosovës dhe vendeve afrikane, temë gjatë takimit mes Osmanit dhe Kombos

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo.

E para e vendit tha se diskutuan për rëndësinë e forcimit të lidhjeve mes Kosovës dhe vendeve afrikane.

“E vlerësoj gatishmërinë e Tanzanisë për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe për t’i thelluar raportet tona dypalëshe. Kosova mbetet e përkushtuar për partneritet që bazohet në miqësi, zhvillim të qëndrueshëm dhe respekt të ndërsjellë”, shkroi Osmani.

Related Articles