Osmani flet për lidhjet e Radoiçiqit në Kosovë: E dinë ata kush janë, e kanë mizën mas veshi

Osmani flet për lidhjet e Radoiçiqit në Kosovë: E dinë ata kush janë, e kanë mizën mas veshi


Në një diskutim me gazetarë të enjten presidentja Vjosa Osmani ka theksuar se në hetime e sipër rezulton se Radoiçiqi ka lidhje në Kosovë, teksa po fliste për mediat e vendit, shkruan Gazeta Enigma.

“E para nuk janë hetuar gazetarët. Është hetuar tjetërkush. Janë hetuar Radoiçiqiat. S’ka pasur asnjëherë nevojë të hetohen gazetarët, nuk po du me përmend termin gazetar sepse nuk du me ju futë juve në një thesë të tillë”, theksoi ajo.

“E kur hetohen Radoiçiqat dalin bashkëpunëtorët e tyre. Dhe natyrisht që institucionet tona të sigurisë e kanë detyrë shtetërore, morale, ligjore, që të hetojnë deri në fund çdo bashkëpunim që ka rrezikuar Kosovën, përfshirë plane për grushtshtet, përfshirë rrezikime të ndryshme që i janë bërë dhe i bëhen Kosovës… Pastaj kanë dalur shumë prova. Institucionet e sigurisë janë ende duke i vazhduar hetimet”.

“E dinë ata kush janë, e kanë mizën mas veshi”, tha Osmani.

Ajo tha “mezi po e pres momentin që të mund t’i publikojë emrat”, gjë që tha se s’mund ta bëjë “derisa të përfundojnë hetimet, sepse nuk dua të ndërhyj në hetime”. “Është mirë që të dihet kush është kush në këtë Republikë”, tha Osmani. / Gazeta Enigma.

Related Articles