Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, duke folur për situatën në veri të Kosovës, ka thënë që presin që Bashkimi Evropian të jetë më i zëshëm karshi tendencave destabilizuese të Serbisë ndaj gjithë rajonit.
“Tendenca të cilat janë të nxitura dhe i shërbejnë interesave të Rusisë”, ka thënë Osmani.
Tutje ajo tha se institucionet janë të përkushtuara të punojnë në koordinim të plotë me partnerët ndërkombëtarë.
“S’ka dhe nuk mund të ketë ekuivalencë të dy palëve, kur Serbia është ajo që po përdor retorikë luftënxitëse në raport me Kosovën, por edhe veprime që cenojnë paqen dhe stabilitetin”.
“Presim që sinjale të qarta nga BE-ja të ipen në raport me Serbinë dhe ta ndalojnë atë”, ka shtuar ajo.