Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë ditës së martë të 28 dhjetorit ka pritur në takim ambasadorin jorezident të Katarit në Kosovë, Ali bin Hamad Al-Marri.
Ai i ka dorëzuar Osmanit ftesën zyrtare të Emirit të Katarit, Tamim Bin Hamad Al Thani për realizimin e një vizite në këtë shtet, në një kohë të përshtatshme për të dy palët.
Osmani, ka falënderuar ambasadorin Al-Marri për ftesën dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës duke theksuar se marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve janë të shkëlqyeshme.
Ajo, gjatë takimit ka kërkuar nga Katari lehtësimin e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
“Kosova është e interesuar për zgjerimin e bashkëpunimit politik, ekonomik, në fushën e mbrojtjes, kulturës dhe fusha të tjera të interesit të dyanshëm”, ka thënë Osmani. /Gazeta Enigma/.