Presidentja Vjosa Osmani i ka dhuruar një gur të Trepçës ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, në takimin e sotëm lamtumirës me të.
“Një gur nga Trepça si simbol i tokës së lirë, të pavarur e të pandashme të Kosovës, mision për të cilin Ambasadori Hovenier u angazhua për më shumë se dy dekada. Njëkohësisht si simbol i vazhdimit të traditës dhe trashëgimisë së Presidentit Rugova, i cili vendosi themelet e forta të shtetësisë së Kosovës dhe të miqësisë së përhershme me SHBA-të”, ka shkruar Osmani.