Osmani i “Stupcave” ironizon me thirrjen e ministres Rizvanolli për kursimin e energjisë elektrike

Osmani i “Stupcave” ironizon me thirrjen e ministres Rizvanolli për kursimin e energjisë elektrike

Aktori i “Stupcave”, Osman Azemi, ka ironizuar me thirrjet e Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanollit, për kursim të energjisë elektrike.

Ai ka publikuar një video në llogarinë e tij në Facebook, ku thotë se po e ndriqon shtëpinë me dritën e frigoriferit për ta kursyer energjinë.

 “Mirëmengjesi krejtve, se më ka hupë shkrepsa e sun po e dhezi një qiri me kursy rrymën, e qela frigoriferin qitu, ju boj apel ta kursejmë rrymën se jemi para bankrotit, ju lutem ta kursejmë rrymën, bojlerin e gjanat tjera, edhe frigoriferi më paska metë thatë, po e msheli se edhe ftohtë e kom se ka qëllu ky frigorifer i madh”, thotë ai në video.

Ndryshe, e gjithë bota po përballet aktualisht me krizë energjetike.

Shiko postimin e plotë këtu.

Related Articles