Osmani i uron shërim të shpejtë kryeministrit sllovak

Osmani i uron shërim të shpejtë kryeministrit sllovak

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka uruar shërim të shpejtë kryeministrit të Sllovakisë, Roberto Fico, i cili u plagos sot në Handlova.

Osmani përmes një shkrimi në “X” është shprehur se dënojnë fuqishëm këto akte dhune që, siç shkroi ajo, kërcënojnë vlerat evropiane.

“Duke i uruar kryeministrit sllovak Robert Fico një shërim të shpejtë pas sulmit të sotëm. Ne i dënojmë fuqishëm këto akte dhune që kërcënojnë vlerat evropiane”, është shprehur ajo.

Related Articles