Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, para gazetarëve ka konfirmuar se ka zhvilluar një takim me komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari dhe ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, raporton Gazeta “Enigma”.
“Po jemi takuar dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm”, tha Osmani para gazetarëve.
Thirrjen e këtij takimi ditë më parë e kishte konfirmuar edhe Bekim Kupina, këshilltar i presidentes Osmani.
“Poashtu i ka ftuar në takim për ta diskutuar këtë çështje edhe më në detaje komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Jashari, por edhe Ministrin e Mbrojtjes Maqedonci. Presidentja angazhohet, brenda kompetencave të saj, në funksion të zgjidhjes së problemit të shfaqur që ndikon pashmangshëm në operacionalitetin e FSK-së, procesin zhvillimor të saj, imazhin dhe integritetin e saj institucional.” – thuhet në deklaratën e Kupinës.
Kujtojmë se ditëve të fundit në vend ka qenë temë kryesore çështja e furnizimit me ushqim për ushtarët e FSK-së. /Gazeta Enigma/