Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Malawit, Lazarus Chakwera, në margjinat e Samitit të OKB-së në Nju-Jork.
“Pavarësisht distancës midis shteteve tona, përkushtimi për ta thelluar bashkëpunimin në të mirë të qytetarëve tanë, mbetet i palëkundur”, shkroi Osmani në një postim në Facebook.
“Kosova është e bekuar me miq në çdo anë të botës!”, u shpreh e para e shtetit. /Gazeta Enigma