Presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani gjatë Samitit të liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, në Tiranë, ka takuar kryeministrin e Republikës së Kroacisë, Andrej Plenković.
Sipas njoftimit, presidentja Osmani dhe kryeministri Plenković kanë diskutuar për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet të dy vendeve si dhe për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë.
“Presidentja Osmani ka thënë se Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë për finalizimin e procesit të vizave dhe për avancimin e rrugës së Kosovës për në BE, e cila zyrtarisht do të aplikojë për anëtarësim”, njoftoi Zyra e Presidencës.