Presidentja Vjosa Osmani, ka kujtuar heroin Enver Zymeri si dhe policët e tjerë të rënë në detyrë.
Osmani tha se policët e rënë janë nderi, krenaria dhe përpjekja për ndërtimin e një Kosove të sigurt për të gjithë.
“Trembëdhjetë vjet më parë polici Enver Zymeri ra në krye të detyrës në mbrojtje të integritetit territorial të Kosovës, për të cilën gjë i përkulemi sot e përjetësisht”, shkroi ajo.
“Guximi, përkushtimi dhe profesionalizmi i tij dhe kolegëve të rënë në detyrë janë shembulli i shërbimit dhe sakrificës për atdhe. Trashëgimia e tyre është testament i ndershmërisë, qëndrueshmërisë dhe patriotizmit”, shtoi Osmani.
“Në këtë ditë, i kujtojmë edhe të gjithë policët e rënë në krye të detyrës që nga themelimi i Policisë së Kosovës”.