Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka kujtuar ish-presidentin historik Ibrahim Rugova, me rastin e ditëlindjes së tij.
“Sot e kujtojmë ditëlindjen e ideatorit e arkitektit të Kosovës së pavarur”, tha Osmani.
Osmani tha se 2 dhjetori kujton rrugëtimin drejt lirisë dhe pavarësisë.
“Na e forcon bindjen për fuqizimin e përditshëm të saj, ngase ajo ndër të tjera, është e lidhur edhe me jetën e një njeriu, i cili i dha kuptim asaj, njëherë si shkrimtar e intelektual, e pastaj si prijës politik i popullit të vet, duke u bërë model për gjithë njerëzimin”, tha Osmani.
“I përjetshëm kujtimi për prijësin tonë historik!”, theksoi ajo.
Ish-presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, lindi më 2 dhjetor 1944.
Po të ishte gjallë ai do t’i mbushte 79 vjet.