Osmani kujton Xhemail Mustafën në 23-vjetorin e vrasjes

Osmani kujton Xhemail Mustafën në 23-vjetorin e vrasjes

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar politikanin dhe intelektualin Xhemail Mustafa në 23-vjetorin e vrasjes.

“Ai ishte më shumë se një politikan, një bartës i së vërtetës dhe njeri me virtyte, duke e vënë gjithë potencialin e tij intelektual në shërbim të luftës për liri e pavarësi”.

“Vrasja e tij na i kujton sfidat e ashpra me të cilat u përball shoqëria jonë atëkohë. Trashëgimia e tij do të jetojë përherë në zemrat tona, teksa vizioni i tij për Kosovën e pavarur është testamenti i përmbushur.Autorët duhet të vihen para drejtësisë, ndërkaq kujtimi për Xhemën do të jetë i përhershëm!”, ka deklaruar Osmani.

Xhemail Mustafa që ishte në mesin e themeluesve të LDK-së ishte vrarë 23 vjet më parë para banesës së tij në Prishtinë.

Related Articles