Krerët institucionalë kanë bërë nderime në shënimin e 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Ata kanë bërë homazhet te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe tek ai i veprimtarit Adem Demaçi.
Përveç presidentes, kryeparlamentarit dhe kryeministrit, në nderime kanë marrë pjesë edhe ministrat qeveritarë.