Osmani mban fjalim para studentëve finlandezë, flet për historinë e Kosovës dhe vizionin e së ardhmes

Osmani mban fjalim para studentëve finlandezë, flet për historinë e Kosovës dhe vizionin e së ardhmes

Presidentja Vjosa Osmani mbajti fjalim para studentëve të  Universitetit të Helsinkit mbi vizionin e Kosovës drejt së ardhmes euroatlantike dhe përkushtimin për mbrojtjen e vlerave të lirisë dhe demokracisë.

Ajo tha se është e lumtur që ndodhet atje, në vendin mik të Kosovës, duke përmendur ish-presidentin e Finlandës, Martti Ahtisaarin, si dhe sa shumë bëri ai për vendin tonë.

E para e vendit, tutje u shpreh se Kosova është vend i ri, me popull të ri, por që ka ecur shumë përpara për vetëm pak kohë.

“Kosova kontribuon në paqe, stabilitet dhe prosperitet, dhe jo vetëm në rajon, por gjithandej Evropës”, u shpreh Osmani.

Para studentëve të Universitetit të Helsinkit, Osmani përmendi sfidat, vuajtjet, dhe padrejtësinë që Kosova pësoi nga lufta e fundit në vitet e ’90-ta.

“Megjithëse, në 2008-ën kur fituam pavarësinë, ne premtuam se do të krijojmë demokraci, dhe atë bëmë”.

“Janë gjithmonë njerëzit që ndërtojnë shtetin”, tha tutje ajo.

Related Articles