Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka mbajtur fjalimin e saj vjetor, para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Të pranishëm në sallën e kuvendit për ta dëgjuar nga afër fjalimin e presidentës ishin edhe shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, dhe ambasadori i Amerikës, Jeff Hovenier.
Osmani foli në përgjithësi për angazhimin e saj gjatë këtij mandati.
Ndërkaq për dallim nga shefi i zyrës së BE-së në Kosovë dhe ambasadori amerikan, të pranishëm në sallë nuk ishin edhe deputetët e dy prative opozitare, AAK-së dhe PDK-së. /Gazeta Enigma
Osmani mban fjalimin vjetor në Kuvend, të pranishëm në sallë Orav e Hovenier
