Osmani me familjen Rugova bëjnë homazhe tek varri i Presidentit Historik

Osmani me familjen Rugova bëjnë homazhe tek varri i Presidentit Historik

Të mërkurën me rastin e 20 vjetorit të vdekjes së ish presidentit, Ibrahim Rugova, presidentja e vendit, Vjosa Osmani bashkë me familjen Rugova kanë bërë homazhe tek varri i tij, raporton Gazeta Enigma.

Krahas Osmanit ka qëndruar gruaja e Presidentit, Fanë Rugova dhe djali i tij, Ukë Rugova.

Pas tyre, homazhe kanë bërë edhe kori diplomatik në Kosovë.

Sot është paraparë të mbahet edhe Akademi Përkujtimore në nderim të tij.

Akademia përkujtimore do të mbahet në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare në Prishtinë.

Related Articles