Osmani me ftesë të Macronit do të shkojë në ceremoninë e rihapjes së Katedrales ‘Notre Dame’ në Paris

Osmani me ftesë të Macronit do të shkojë në ceremoninë e rihapjes së Katedrales ‘Notre Dame’ në Paris

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’i bashkohet liderëve nga e gjithë bota për të marrë pjesë në ceremoninë e rihapjes së Katedrales ‘Notre Dame’ në Paris, e cila u dogj para rreth 5 viteve.

Zyra e Presidentes ka njoftuar se Osmani dhe bashkëshorti i saj janë ftuar për këtë ceremoni nga presidenti francez Emmanuel Macron.

“Përveç ceremonisë në katedrale, ata janë ftuar edhe në Pallatin Élysée, në një darkë të organizuar nga presidenti Macron për krerët e shteteve që do të marrin pjesë në ceremoni”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, Osmani do të jetë në Paris krahas presidentit të sapozgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump dhe liderëve të tjerë nga vende të ndryshme të botës.

Katedralja e Notre Dame, monument 850 vjeçar i trashëgimisë kulturore, është restauruar pas zjarrit shkatërrues të pesë viteve më parë.

Related Articles