Osmani flet me kongresistin republikan për bashkëpunim në ekonomi

Osmani flet me kongresistin republikan për bashkëpunim në ekonomi

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Kongresistin republikan Tim Burchett, me të cilin tha se bisdeoi për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik, “si një nga prioritetet kryesore për të avancuar marrëdhëniet tona”.

“U dakorduam se investimet dhe krijimi i lidhjeve ekonomike të qëndrueshme janë rruga e duhur përpara, jo vetëm për të ndihmuar zhvillimin e Kosovës, por edhe për të forcuar miqësinë dhe partneritetin afatgjatë midis dy vendeve”, shkroi Osmani në një postim në Facebook, duke bashkangjitur fotografi nga takimi. /Gazeta Enigma

Related Articles