Osmani: Mërgata jonë është motor i zhvillimit të Zvicrës

Osmani: Mërgata jonë është motor i zhvillimit të Zvicrës

Presidentja Vjosa Osmani është shprehur mirënjohëse për pritjen madhështore sot nga Presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter, dhe për të gjithë anëtarët e Këshillit Federal, gjatë vizitës së parë shtetërore të një Presidenti të Kosovës në njërin nga shtetet më aleate të Kosovës.

“Në takimin tonë bilateral, biseduam për thellimin e partneritetit tonë politik, ekonomik dhe në fusha të tjera. Folëm edhe për mërgatën tonë, e cila nuk është thjesht pjesë e shoqërisë zvicerane, por motor i zhvillimit të saj”, shkroi Osmani në një postim në Facebook.

“Kosova dhe Zvicra ndajnë vlera të përbashkëta: lirinë, demokracinë dhe solidaritetin. Populli i Kosovës është thellësisht mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës në përpjekjet tona për forcimin e pozitës ndërkombëtare”, u shpreh tutje e para e vendit.

Related Articles