Presidentja Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Turqi, për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.
Në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Erdoğan, presidentja Osmani do të jetë përkrah krerëve të tjerë të shteteve nga mbarë bota.
Ndërsa ditë më parë, presidentja Osmani ka uruar presidentin Erdoğan për fitoren dhe ka shfaqur gatishmërinë që të vazhdohet puna e përbashkët për ta thelluar bashkëpunimin dhe për ta forcuar partneritetin në mes të dy shteteve.