Presidentja Vjosa Osmani mori pjesë në përkujtimin e 80-vjetorit të çlirimit nga forcat amerikane të kampit të përqendrimit në Mauthausen të Austrisë.
“Në Mauthausen të Austrisë, aty ku njerëzimi njohu tmerrin, së bashku me udhëheqës të tjerë botëror, u mblodhëm për të kujtuar dhe për të premtuar sërish: Kurrë më!”, shkroi Osmani në një postim në Facebook.
E para e vendit tha se të pranishmit ndjen peshën e kujtesës dhe forcën e betimit që ta mbrojnë paqen, dinjitetin dhe lirinë, gjithmonë.
“Në 80-vjetorin e çlirimit nga forcat amerikane të këtij kampi përqëndrimi, ndjemë peshën e kujtesës dhe forcën e betimit që ta mbrojmë paqen, dinjitetin dhe lirinë, gjithmonë. Le të jemi zëri i atyre që nuk mund të flasin më dhe mburojë e vlerave për të cilat ata u flijuan”.