E para e vendit, Vjosa Osmani, ka shkruar në përvjetorin e 27-të të rënies heroike të Mujë Krasniqit dhe të 41 bashkëluftëtarëve të tij të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke thënë se “përkulemi me nderimin më të lartë para sakrificës që u bë themel i lirisë sonë”.
Ata ranë për t’u ngritur në përjetësi, duke u shndërruar në kushtrim të lirisë.
Mujë Krasniqi dhe shokët e tij zgjodhën nderin mbi frikën, atdheun mbi jetën.
Gjakut të tyre i detyrohemi ne dhe flamuri i Republikës së Kosovës, i cili sot valon i lirë.
Lavdi e përjetshme Mujë Krasniqit dhe 41 dëshmorëve të UÇK-së!”, tha Osmani në një shkrim të publikuar nga Presidenca.
