Osmani nderon ish-ushtarin danez që stërviti UÇK-në

Osmani nderon ish-ushtarin danez që stërviti UÇK-në

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka ndarë dekorata në shënim të 17 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, për familjet e personalitetet që kontribuuan për vendin ku është sot.

Osmani përmendi edhe organizimin e grupeve të luftëtarëve të UÇK-së që shkuan për t’u stërvitur, e në mesin e tyre edhe të atyre që mundësuan këtë.
Në ceremoninë e mbajtur në Prishtinë, u nderua edhe ish-ushtari danez, Niels Henrik Hooge.

“Në vitin 1991, dy grupe themeluese të luftëtarëve të UÇK-së nisën rrugëtimin e tyre drejt lirisë, duke u përgatitur në Shqipëri. Grupi i parë, nën udhëheqjen e Zahir Pajazitit, u stërvit në Elbasan. Ndërsa grupi i dytë, i udhëhequr nga Adem Jashari, u përgatit në Tiranë, në Surrel dhe në malin e Dajtit”, tha Osmani.

“Përgatitja e këtyre luftëtarëve nuk ishte një veprim spontan, por një mision i mirëorganizuar, i mbështetur nga ushtarakët shqiptarë, sikurse Hysen Ymeri, Agron Dhimarko, Ylli Mici, Kastriot Hoxha dhe ushtarakë të tjerë shqiptarë, të cilët punuan për ta trajnuar e përgatitur brezin e parë të luftëtarëve që do ta ngritin flamurin e lirisë”, u shpreh shefja e shtetit të Kosovës

Related Articles