Osmani nderon mërgatën në SHBA me dekorata presidenciale

Osmani nderon mërgatën në SHBA me dekorata presidenciale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po zhvillon vizitën e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sot ka zhvilluar një takim të veçantë me mërgatën shqiptaro-amerikane.

Gjatë këtij eventi, ku prezantohen dekoratat zyrtare të Republikës së Kosovës, presidentja ka ndarë medaljet presidenciale dhe dekorata për mërgimtarët që kanë dhënë kontribute të çmuara për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Ndarja e çmimeve, e cila vijon aktualisht, përfshiu dekorata të rëndësishme si “Urdhri i Pavarësisë” dhe ai “Hasan Prishtina”. Këto nderime i janë dedikuar individëve me përkushtim të manifestuar në mbështetje të kauzës kombëtare dhe forcimit të imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Related Articles