Osmani në 11 vjetorin e vendimit të GJND-së për pavarësinë e Kosovës: Është koha që shtetet ta njohin realitetin e pakthyeshëm

Osmani në 11 vjetorin e vendimit të GJND-së për pavarësinë e Kosovës: Është koha që shtetet ta njohin realitetin e pakthyeshëm

Presidentja Vjosa Osmani, ka përkujtuar 11 vjetorin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk e shkel ligjin ndërkombëtar.

Osmani ka shkruar se është koha që shtetet ta njohin realitetin e pakthyeshëm, pavarësinë e Kosovës.

“11 vjet më parë, GJND vendosi që pavarësia jonë nuk shkel ligjin ndërkombëtar. Koha që shtetet që nuk e kanë bërë ende ta njohin këtë realitet të pakthyeshëm. Republika e Kosovës është këtu për të qëndruar: sovrane, e pavarur, demokratike dhe paqedashëse. Do të mbetet përgjithmonë kështu”, ka shkruar Osmani.

“Deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës është në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare.” Ishte kjo përgjigja e Gjykatës Ndërkomëtare të Drejtësisë në Hagë, ndaj kërkesës së Serbisë, që organi më i lartë juridik i Organizatës së Kombëve të Bashkuara të përgjigjet në pyetjen: “A ishte Deklarata e njëanshme për pavarësi e shpallur prej organeve të përkohshme të vetëqeverisjes, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare?”.

Në emër të 15 gjykatësve të GJND-së, kryetari i saj Hisashi Oëada bëri të ditur se gjykatësit kanë marrë parasyshë të gjithë elementet e rëndësishme për këtë proces dhe kanë konstatuar se ky institucion e ka të drejtën që të japë mendimin juridik për çështjen e shtruar.

Në shpjegimin që zgjati rreth një orë e gjysëm, japonezi Owada fillimisht përshkroi rrethanat që kanë sjellë deri tek shpallja e pavarësisë dhe rikujtoi dokumentet që janë nxjerrë lidhur me Kosovën, shkruan Gazeta Express.

Related Articles