Osmani në 24 vjetorin e rënies së Luan Haradinaj: U shndërrua ndër ikonat e luftës së UÇK-së

Osmani në 24 vjetorin e rënies së Luan Haradinaj: U shndërrua ndër ikonat e luftës së UÇK-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 24 vjetorin e rënies së heroit, Luan Haradinaj, që sipas saj ai atdhedashurinë e ktheu në art luftarak, duke u shndërruar në njërën ndër ikonat e luftës së UÇK-së.

Osmani, tutje tha se familja Haradinaj dha kontribut të jashtëzakonshëm në luftën e Kosovës për çlirim.

“Ai ra në kufirin ndërmjet Kosovës- shtetit për të cilin kapi pushkën dhe shtetit të Shqipërisë nga u frymëzua në luftën për çlirim. 24-vjet më parë në vendin e quajtur “Qafa e Mullarit” në Kushnin të Hasit, bashkë me 178 bashkëluftëtarë ranë në pritën e ushtrisë jugosllave. Luani ra heroikisht për t`u shndërruar në kambanë lirie”, ka shkruar Osmani.

Related Articles