Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në panelin përmbyllës në Forumin Ndërkombëtar në Halifax, ku temë diskutimi ishte “Epoka e optimizmit: tani varet nga ne”.
E para e vendit, njoftoi se aty foli për shtetin që ajo përfaqëson.
Ajo tha se shembulli i Kosovës është një ndër sukseset më të mëdha në histori.
“Në panelin përmbyllës me temën “Epoka e optimizmit: tani varet nga ne”, në Forumin Ndërkombëtar në Halifax, diskutova për shembullin e Kosovës, si një ndër sukseset më të mëdha në histori, si bashkëdyzim i qëndrueshmërisë së popullit të Kosovës në njërën anë dhe fuqisë së aleancave të bazuara në vlera, në anën tjetër”, ka thënë Osmani. /Gazeta Enigma