Osmani në Kosta Rika takohet edhe me ish-presidentin

Osmani në Kosta Rika takohet edhe me ish-presidentin

Të shtunën në San Jose të Kosta Rikës, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me liderë të tjerë botërorë është takuar edhe me Presidentin e deritanishëm, Carlos Alvarado Quesada, raporton Gazeta “Enigma”.

Osmani ka vlerësuar lartë rolin aktiv të Alvarados për të promovuar pavarësinë dhe shtetësinë e Republikës së Kosovës në Amerikën Latine dhe më gjerë.

Gjatë qëndrimit në Kosta Rikë, presidentja ka përmendur raportin e veçantë në mes të dy vendeve tona dhe ka shprehur mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për Kosta Rikën si një nga shtetet e para që ka njohur pavarësinë tonë./Gazeta Enigma/

Related Articles