Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në një diskutim të organizuar nga “Clinton Global Initiative”, ku për temë diskutimi ishte “Gratë në vijë të parë”.
Ajo gjatë fjalimit të saj ka theksuar se “Gratë e Kosovës kanë qenë gjithnjë ballë çdo procesi historik të Republikës”.
“Si në kohën e rezistencës, ashtu edhe në luftë, në shtetndërtim dhe në çdo proces vendimtar për të ardhmen tonë”, tha Osmani.
E para e shtetit të Kosovës, po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku në New York po mbahet sesioni i 79-të i Asamblesë të Përgjithshme të OKB-së. /Gazeta Enigma