Presidentja Vjosa Osmani në fjalimin e saj në Parlamentin Europian ka përmendur edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke thënë se ata s’janë vetëm derisa përballen me diskriminim në Serbi.
“Derisa po hyja, e pashë që këtu është një delegacion nga Lugina e Preshevës. Për ata dua të them: Ne qëndrojmë me ju. Nuk jeni vetëm. Nuk jeni të vetëm derisa ballafaqoheni me shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, siç është theksuar nga ky institucion i respektuar në rezolutën e fundit”, tha Osmani.
Ajo ka përmendur edhe shumë figura të tjera, disa prej të cilëve i kishte pjesë në delegacionin e saj në sallën e PE.