Osmani në rresht të parë, Rama shpërndan momentin kur liderët përshëndeten me Trumpin në Washington

Osmani në rresht të parë, Rama shpërndan momentin kur liderët përshëndeten me Trumpin në Washington

Në Washington ka nisur mbledhja inauguruese e Bordit të Paqes ku po merr pjesë edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Në këtë takim i pranishëm është edhe Kryeministri shqiptar, Edi Rama i cili edhe ka shpërndarë pamje nga Washington.

Në pamje shihet presidenti amerikan, Donald Trump i përshëndet të gjithë me radhë, para se të realizonon fotografinë familjare të Bordit të Paqes.

Agjenda:

Mbledhja e sotme do të fillojë me një mëngjes në orën 9:00 (15:00 sipas orës lokale në Kosovë).

Trump do të mbërrijë në orën 10:00 për të mbajtur fjalimin hapës dhe për të nënshkruar një numër rezolutash që kanë të bëjnë me Gazën.

Kryetari i secilit delegacion të pranishëm u udhëzua të ofronte një fjalim të shkurtër, gjatë të cilit ata inkurajohen të njoftojnë kontributet e tyre në përpjekjet e rindërtimit të Gazës.

Do të ketë gjithashtu fjalime nga Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ndihmësit e lartë të Trump, Jared Kushner dhe Steve Witkoff, Ambasadori i SHBA-së në OKB, Mike Waltz, ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair dhe Përfaqësuesi i Lartë i Bordit të Paqes për Gazën, Nickolay Mladenov, thotë zyrtari amerikan.

Rubio është anëtar i Bordit Ekzekutiv të Bordit të Paqes, ndërsa Kushner, Ëitkoff, Blair dhe Mladenov janë anëtarë të Bordit Ekzekutiv të Gazës të Bordit të Paqes. Të dy panelet pritet të luajnë një rol në mbikëqyrjen e menaxhimit të Gazës pas luftës.

Trump do të marrë pjesë në një foto në grup përpara se të largohet në orën 11:00, ndërsa eventi do të vazhdojë për një orë tjetër, sipas një orari të dërguar pjesëmarrësve.

Related Articles