Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Atje ajo është takuar me sekretarin e Marinës së ShBA-së, Carlos Del Toro.
Me këtë rast, Osmani e falënderoj atë për pritjen e ngrohtë dhe bisedën e gjatë që e patën mbrëmë.
Ajo ka dhënë më shumë detaje nga takimi.
”Kosova dhe SHBA ndajnë lidhje të forta të ndërtuara mbi respektin reciprok dhe vlerat e përbashkëta. Ne mbetemi të përkushtuar për avancimin e agjendës së Grave, Paqes dhe Sigurisë (WPS) dhe thellimin e bashkëpunimit tonë për një të ardhme më paqësore dhe të sigurt.”, shkroi Osmani në X. /Gazeta Enigma
Osmani në ShBA, takohet me sekretarin e Marinës – flasin për forcimin e partneritetit
